Haradinaj tregon komunat që ka fituar pa balotazh
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij tashmë është dyfishuar. Thotë se tri komuna i kanë fituar pa balotazh.

"Aleanca në 3 komuna që ka qeverisur i ka fitu pa balotazh, Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Në Suharekë, Rahovec, Gjakovë balotazh shkojmë në balotazh, po ashtu edhe në Pejë, në Klinë dhe Istog", u shpreh Haradinaj.

Ai tha se po presin për rezultatin në Kaçanik. "Aleanca ka dyfishim të numrit të komunave", përfundoi Haradinaj.


Shtuar më 22/10/2017, ora 21:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori