Haradinaj tregon gjithçka çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka marrë pjesë një Samitin e Berlinit, ka folur dje për T7 rreth takimit që u zhvillua atje. Ai ka thënë se presidenti Hashi Thaçi dhe Edi Rama i kanë bërë më shumë presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë, sesa që i ka bërë presion Vuçiqi.

Intervista e plotë me kryeministrin është transmetuar mbrëmë në T7 në emisionin Pressing.

Kryeministri ka thënë se në Samitin e Berlinit është shënuar një kthesë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kancelarja Merkel, ekipi i saj dhe presidenti Macron dje kanë dëshmuar se e kanë marrë seriozisht çështjen e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor e sidomos dialogun Kosovë-Serbi”, ka Haradinaj.

Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është udhëhequr nga Federica Mogherini, nuk do të ekzistojë si i tillë, pasi sipas Haradinaj, dialogu ka kaluar në format të ri, pjesë e së cilit janë dyshja Berlin-Paris.

Kryeministri përmendi edhe rrolin e amerikanëve në dialog, ku tha se duhet të ndodhë përkrahja e amerikanëve si garantuese.

Haradinaj, gjithashtu tha se nga kancelarja Merkel në Samitin e Berlinit u bë i qartë qëndrimi që të mos lejohet që procesi i dialogut të kthehet në proces të pazareve me kufij.

Kryeministri në Pressing nga Berlini tha se e vetmja çështje që ka mbetur të diskutohet është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Se a mund të ketë sovranitet të dyfishtë të Kosovës, kryeministri tha se asnjëherë nuk janë përmendur kërkesa të tilla, nuk është përmend as asociacioni me kompetenca të shtuara, apo diçka të ngjashme.

Sa i përket heqjes së taksës që Qeveria e Kosovës e ka vënë ndaj produkteve të Serbisë, Haradinaj ka thënë se më shumë insistonin që të largohet taksa Edi Rama me Hashim Thaçin, sesa që insistonin në largim udhëheqësit e tjerë botërorë.
Shtuar më 01/05/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori