Haradinaj tregon fajtorin për të rinjtë që gjejnë të ardhmen në BE
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka debatuar në kuvend lidhur me largimet e qytetarëve nga vendi.

Deputeti Daut Haradinaj i ka replikuar deputetit Avdyli, i cili ka kritikuar rëndë Qeverinë Haradinaj për investimet në asfalt.

Ai ka thënë se këto ditë po e kujtojmë rënien e Agim Ramadanit dhe kushdo që lë vendin, duhet ta kujtojë atë që la Zvicrën për Kosovën.

“Kushdo që ikë, duhet ta kujtojë Agim Ramadanin. Ai e ka lënë vendin e tij në Zvicër dhe është kthyer për ta mbrojtur vendin e vet. Ne e dimë që nuk është një qeveri e vetme shkaktar i krizës, ka shumë qeveri që janë fajtore për këtë. Nuk mundemi ne me akuzu vetveten kur, po më vjen keq tash për shembull Milaimi se shumë e çmoj e respektoj por keni kujdes kur fyeni”, ka thënë Haradinaj.
Shtuar më 11/04/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori