Kryeministri Ramush
Haradinaj me anë të shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me
sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens
Stoltenberg.
Thotë se atë e njoftoi për miratimin e tri projektligjeve për ushtrinë.
Haradinaj thotë ta ketë garantuar Stoltenbergun, - si një nga kundërshtuesit e transformimit të FSK’së sipas ligjit - për transparencën në procesin e tranzicionit të forcave të sigurisë në ushtri.
Postimi i kryeministrit
Sot, kam zhvilluar një bisedë miqësore telefonike me
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens
Stoltenberg, dhe jam i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.
Me kënaqësi e informova
Sekretarin Stoltenberg për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatimin ushtarak të FSK-së dhe shërbimin në FSK.
Po ashtu, e informova për veprimin konkret të Qeverisë së Kosovës në themelimin e Komitetin Ndër-Ministror për Integrimet dhe Anëtarësimin në NATO, si një zhvillim konkret për afrimin e Kosovës me NATO-n.
E garantova
Sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të transicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.
Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Shtuar më 19/12/2018,
ora 13:49