Sezoni i ri i Champions League, cila skuadër do të triumfojë këtë vit sipas qytetarëve shqiptarë? (VIDEO)

Sezoni i ri i kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League nisi vetëm javën që lam pas, ku luajtën ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Në përgjithësi skuadrat pretendente për fitimin e trofeut nuk zhgënjyen, përpos Chelsea që u mposht nga Dinamo Zagreb.

Albeu Sport ka marrë mendimin e qytetarëve shqiptarë, se cila skuadër mendojnë ata se do të ngrejë lart trofeun këtë sezon.

Shumica prej tyre janë shprehur të bindur se skuadra gjermane e Bayern Munich është favorite këtë sezon.

Nuk mbetet pas as Manchester City apo edhe PSG. I çuditshëm është fakti se asnjë prej tyre nuk përmend skuadrën kampione në fuqi, Real Madridin apo edhe Barcelonën që ka bërë një merkato të frikshme.

Po ashtu sic dihet përpos, Gjermanisë, shqiptarët janë të lidhur edhe Italinë dhe klubet italiane, por cilësia e tyre në vitet e fundit lë për të dëshiruar dhe kjo ka bërë që të mos klasifikohen si prentendente.

Këto janë disa prej përgjigjeve të qytetarëve shqiptarë:

Qytetari 1: Milani, dihet ajo punë… Kurse për ta meritu njëra midis City-t dhe Bayern-it… Bayern mbetet Bayern, ka më shumë eksperiencë se ekipet e tjera… Pavarësisht se dhe Barça dhe PSG nuk janë keq, por besoj që këto të 2-ja duhet të jenë në finale.

Qytetari 2: Unë vetëm Gjermanin dua dhe pik mbaroi… Beyerni do ta marri se s’bën..

Qytetari 3: Besim kam te Paris Saint- German. Janë lojtarët më të mirë dhe trajneri ka të bëjë shumë.

Qytetari 4: Bayerni! Ka ekipin e duhur. Konkurenti më i fortë për Bayernin mendoj se është Barcelona./albeu.com