Haradinaj thumbon Veselin: Kush ta luftojë korrupsionin? Ata janë frikacakë e servilë (VIDEO)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj akuzat ndaj personit me të cilin ishte në koalicion në ekzekutivin e kaluar, i ka bërë në një tubim të partisë së tij me qytetarët e Klinës.

“Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë”, ka thënë Haradinaj.

“Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, ka shtuar Haradinaj.

Më poshtë është video e fjalimit të tij.

Shtuar më 01/09/2019, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori