Haradinaj thotë se shqiptarët ia kanë uzurpuar banesat ministrit serb Rikallo
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në interpelancën për akuzat publike ndaj ministrit serb, Nenad Rikalo, prej disa banorëve të lagjes "Dardania" në Prishtinë, të cilët kanë thënë se Rikalo në kohën e luftës i ka sulmuar fizikisht ata, nuk janë të vërteta.

Ai thotë se ata banorë që po e sulmojnë Rikalon, pas luftës ia kanë zënë banesat atij.

“Ditën kur ka ndodhë ngjarja unë jom kanë në detyrë dhe i kam pytë ata që janë në detyrë. Ua tregova institucionet një nga një. Reshat Millaku, kryeprokuror, dhe AKI-ja tregojnë ngjarjet një nga një. Këta që po folin janë që ia kanë zanë banesën (Rikallos) dhe ia kishin marrë disa para", ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj po ashtu sqaroi se menjëherë pas njoftimeve publike shqetësuese për Nenad Rikallon si kryeministër ka kërkuar informacione zyrtare nga mekanizmat dhe ka marrë përgjigje si vijon.

“Drejtoria për inteligjencë e MPB-së ka thënë se nuk ka raste të raportuara në sistemin informativ të Policisë së Kosovës. Nga Prokuroria tha se përgjigja e tyre ka qenë se në lidhje me kërkesën e ministri serb nuk evidentohet asnjë shënim me informacionet për Nenad Rikalon, kurse AKI-ja ka thënë se kur ka të dhëna të karakterit të tillë ne i dorëzojmë në Prokurorinë e Shtetit. AKI-ja nuk ka dorëzuar asnjë informatë për veprën e dyshuar për krime lufte për Rikalon", u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se edhe KMDLNJ-ja nuk ka ndonjë dëshmi, deklaratë apo provë që inkriminon Nenad Rikallon për krime luftë në vitin 1998 - 1999. Ai tha se reagimi i tij nuk ka qenë nguti por i nevojshëm për të reaguar./GazetaeExpress/


Shtuar më 03/10/2017, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori