Aksident në Fushë-Krujë, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një shtetase, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.