Haradinaj thërret seancë të jashtëzakonshme, salla e Kuvendit bosh
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur ditën e sotme një seancë të jashtëzakonshme në orën 09:00 për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, shkruan Albeu.com

Gjithashtu, do të bëhet shqyrtimi i platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Mirëpo Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë një pauz 15-minutëshe pasi në sallën e Kuvendit nuk janë të pranishëm deputetët. /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori