Haradinaj thërret qeverinë pas vrasjes së Ivanoviç
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Ndryshe, sot do të duhej të mbahej takimi mes delegacionit kosovar dhe atij serb në Bruksel. Por, me të marrë lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte marrë rrugë prapa, duke thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.
Shtuar më 16/01/2018, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori