Haradinaj: Thaçi duhet të ikë
Pëlqej
Synimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është të largojë nga pushteti Hashim Thaçin. Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, nuk e ka komentuar mundësinë e kualicionit me PDK-në, pas zgjedhjeve lokale.

“Unë besoj se do ta ndërrojmë Thaçin me zgjedhje”-tha Haradinaj, sipas të cilit AAK-ja ka shënuar ngritje në shumë komuna. Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, të cilin e quajti president historik.

Haradinaj, siç shkruan "RTK" tha se pretendon t’i fitojë të gjitha komunat në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duke përfshirë këtu edhe Prishtinën.
Shtuar më 01/10/2013, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori