Haradinaj: Tema që nuk janë cekur 20 vite i kam bërë për dy vjet
Kryeministri Haradinaj është shprehur para seancës për shpërndarjen e Kuvendit se ai ka bërë në dy vite gjëra që nuk janë cekur për 20 vjet me radhë.

Ai ka thënë se seanca për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë e pritshme pas dorëheqjes së tij dhe se tani do të ndodhë shpallja e zgjedhjeve.

“Është më rendësi të fokusohemi në atë se çka na pret , ajo çfarë është e rëndësishme është se do të mbetemi të vendosur 100 për qind shtet, për tema nacionale për tema të rëndësisë”, tha ai për media, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se tani vendimi i takon sovranit.
Shtuar më 22/08/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori