Ishin izoluar nga koronavirusi, gjendet e pajetë për shkaqe misterioze një familje

Një familje me katër persona, duke përfshirë dy të rritur dhe dy vajza të moshës tre dhe pesë vjeç, janë gjetur të vdekur së bashku me qenin e tyre në shtëpi në një fshat piktoresk të West Sussex.

Robert Needham, 42 vjeç, partnerja i tij Kelly Fitzgibbons, 40 vjeç dhe dy fëmijët e tyre Ava, pesë vjeç dhe Lexi, tre u ndanë nga jeta në mënyrë misterioze teksa ishin izoluar prej koornavirusit prej ditësh.

Policia e Sussex shkoi të shtunën në orën 6:45 pasdite në shtëpinë me tre dhoma gjumi, pasi mori një telefonatë që ngrinte shqetësim. Të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, së bashku me qenin.

Detektivët filluan një hetim vrasjeje por edhe mes dyshimeve për një vetëvrasje të mundshme.


Shtuar 31.03.2020 13:53