Haradinaj të rrijë i qetë, Lista Serbe mori përkrahjen e Putin'it
Pëlqej
Partia “Rusia e Bashkuar” e presidentit rus, Vladimir Putin, ka përkrahur Listën Serbe dhe përpjekjet e saj për të vepruar në institucionet e Prishtinës për zgjedhjet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, thonë në këtë parti.

Në takimin e Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq me delegacionin e Rusisë së Bashkuar në Moskë, të udhëhequr nga Zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Sergei Zeleznak, pala ruse vuri në dukje se uniteti i arritur politik i popullit serb në Kosovë duhet të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, raportojnë mediat serbe, transmeton klan kosova.
Shtuar më 14/09/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori