Daut Haradinaj, Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një letre i ka kërkuar kryetarit të komunës së Prishtinës, që të sqarojë publikun lidhur me pronësinë e asaj që njihet si Kulla
Pandora në lagjen Arbëria-ish Dragodan, dhe gjithcka tjetër që ka të bëjë me këtë objekt.
Deputeti
Daut Haradinaj letrën drejtuar Shpend Ahmetit e ka nisur me datë 7 shkurt, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryetari i komunës së Prishtinës.
Arsyeja që ka shtyrë deputetin
Daut Haradinaj të kërkojë publikimin e pronarit të vërtetë të
Pandora Tawer, është fakti se gjatë gjithë kohës është thënë se kjo ndërtese i përkiste familjes
Haradinaj, por mesaduket kjo nuk është e vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 11:28