Haradinaj: Të gatshëm për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë aktualë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania ka treguar se kanë diskutuar për rrjedhën e samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet në Paris.

Ai në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë.

Postimi i kryeministrit në rrjetin social Facebook:

Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris. Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!

RH
Shtuar më 03/06/2019, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori