Berisha nga Shkodra akuza qeverisë: I kanë sytë te vjedhja, ndaj nuk panë paralajmërimet se do të kishte reshje ekstreme

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzua qeverinë për korrupsion me energjinë, nga Shkodra, ku tha se kanë hapur natën tunelet e Komanit për të derdhur ujin, pasi vetëm kështu mund të fshihnin skemën e tyre të korrupsionit.

Berisha tha se është paralajmëruar nga IGJEUM dhe nga stacioni meteologjik italian, se do të ketë reshje, por Rama dhe Balluku nuk e kanë parë pasi i kanë sytë te vjedhja.

“I kam ndjekur me shumë vëmendje për situatën dramatike,. Erdha këtu të shpreh solidaritet dhe për të qenë dëshmi e një papërgjegjshmërie të plotë të qeverisë të cilët mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga porta e Vaut te Dejës 2 mijë metër kub për sekond dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin do të nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara qoftë nga IGJUEM që jua ka dërguar në zyrat të gjithë këtyre qeveritarëve që vjedhja jua ka verbuar sytë dhe u ka bllokuar mendje, por dhe një njoftim serioz ka vërë dhe stacioni meteologjik italiane, që ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Rama  dhe Ballukun, të cilët shfrytëzojnë energjinë për të vjedhje. Rama thotë se e bëmë që të kishim rezerva, por ku i pate sytë kur u paralajmëruar për reshje. I kishte te vjedhja”, tha Berisha.

 


Shtuar 21.11.2022 12:37