Haradinaj takon sërish ambasadorin amerikan, çfarë u diskutua
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sërish me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjatë takimit u fol për sigurinë dhe infrastrukturën e Kosovës, ndërsa përbën interes të madh taksa ndaj mallrave serbe.

“Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik”, shkroi më pas në Facebook Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook

Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur
Shtuar më 13/03/2019, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori