Lukaku dhe Lautaro fillojnë stërvitjen, Lu-La në krye të sulmit përsëri

Inter sot ka gjetur në Appiano Gentile dyshen e sulmit, Lukaku dhe Lautaro.

Dyshja e sulmit ka realizuar 104 gola dhe 35 asistime në dy sezone. Sot, të dy sulmuesit kanë filluar stërvitjen nën urdhrat e Simone Inzaghit dhe shpresa është që dyshja të funksionojë përsëri si në dy sezonet e kaluara së bashku.

Në sezonin e parë së bashku, Lukaku kishte grumbulluar 51 paraqitje duke shënuar 34 gola dhe duke shërbyer 6 asistime, ndërsa Lautaro kishte luajtur 49 ndeshje me 21 gola dhe 8 asistime. Në vitin e dytë, atë të Scudettos, 44 paraqitje me 30 gola dhe 10 asistime për sulmuesin belg dhe 19 gola dhe 11 asistime në 48 ndeshje për Lautaro Martinez.

Inzaghi pret shumë nga dyshja e sulmit, por shpresat i ka gjithashtu dhe te forma e Gosens, Brozovic, Calhanoglu dhe Barella, të cilët do të ndihmojnë shumë dyshen Lu-La./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.07.2022 15:15