Ndodh vetëm në Kinë, në kongresin e Partisë Komuniste edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake (VIDEO)

Edhe çaji në kongresin e Partisë Komuniste Kineze nuk mund të shërbehet pa rregull dhe protokoll. Video që bën xhiron e botës, tregon sesi kamarieret kryejnë lëvizje të koordinuara për të servirur çajin. Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që nisi sot në Pekin.

Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor. Kongresi i CCP, i cili mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.


Shtuar 16.10.2022 19:23