Haradinaj: Strukturat paralele, pjesë e bisedimeve
Ramush Haradinaj
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se strukturave paralele në veri po u vjen radha të jenë pjesë e bisedimeve.
Ai ka pohuar se strukturat paralele janë një çështje e ndjeshme dhe se pikërisht tani u ka ardhur radha të bisedohet për to, madje beson se për to e kishte fjalën shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ditë më parë, kur deklaroi se javët e ardhshme do të jenë kritike.


"Mendojë se në listën e temave që janë trajtuar deri tani apo kësaj liste, po i vjen koha edhe çështjes së strukturave paralele në veri dhe mendojë se kjo është një çështje më e ndjeshme dhe bëhet fjalë për të", ka thënë kreu i AAK-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori