E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Haradinaj: Sot kemi treguar maturi
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradiaj vendimin e partive politike që ta shpërndajnë Kuvendin e Kosovës, e quajti shenjë të pjekurisë politike nga ana e gjitha subjekteve raporton "Zeri.info"

"E vlerësoj si shenjë pjekurie sot nga gjitha partitë votimin edhe për marrëveshjen e IPA-s 2018, por edhe vendimin për shpërndarjen e Kuvendit. Kjo dëshmon një pjekuri politike dhe kësisoj besoj shume që me këtë pjekuri qytetarët do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar", tha Haradinaj para gazetarëve.

Kreu i AAK-së, foli edhe për mundësinë e koalicioneve të partisë së tij me subjekte të tjera. Ai tha se janë në bisedime me Nisma-n dhe me AKR-në.

"Duhet të siguroj se forcat politike të gjitha i kanë mundësitë që të ofrojnë një program qeverisës zhvillimor. Jemi në bisedime me Nismën dhe AKR-në", tha ai
Shtuar më 22/08/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori