Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së Ramush
Haradinaj, sot pritet të dalë para
Gjykatës në Francë.
Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga
Serbia në vitin 2004.
Lajmin për daljen e tij para
Gjykatës franceze, e ka bërë të ditur një ditë më parë vet
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj
meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë
gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar
Serbia kundër
meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë
gjyqësore e imponuar nga
Serbia!
Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mbështetjen ndaj
meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike!”./Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 08:11