Haradinaj: S'ka gjykatë që i gjen gabime luftës tonë
Në manifestimin e “Epopesë së Dukagjinit” në një fjalë rasti kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos ndalën për siç është shprehur “për ta bërë Kosvën tonën”. Tha se është mirënjohës ndaj NATO-s dhe Amerikës për ndëryrjen në luftë 20 vjet më parë.

Kryeministri Haradinaj tha se askush nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, duke shtuar se kot e kanë.

“Kot e kanë ata që mundohem me flliq luftën tonë, kot e kanë, nuk ka gjykatë që i gjen gabime luftës sonë…A ka vlerë ma të madhe e ditë ma të mirë sesa me qenë të lirë…Ju bëjë thirrje sot të gjithëve, të mos ndalemi tu e bo Kosovën tonën, kështu i nderojmë të gjithë ata breza që janë flijuar të jemi në këtë ditë”, tha kryeministri Haradinaj.

Shtoi se 20 vjet më parë ndodhi ajo që e prisnin të gjithë NATO e prirur nga Amerika ia dha hakun armikut.

“Miku i mirë në ditë të vështira”, NATO na u gjet e prirur nga Amerika në ditët më të vështira për popullin tonë”, tha Haradinaj.

“Kjo ngjarje është humane dhe njerëzore e ardhur prej Zotit.

Dhe i kom ni me vesht e mi popullin tu thanë paska Zot edhe për ne…I jemi mirënjohës për jetë NATO-s edhe Amerikës”, tha më tej kryeministri.

Shtuar më 24/03/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori