Liverpool siguron 3 pikë me 3 gola të Licesterit, Benzema i jep fitoren Real Madridit ndaj Valladolid (VIDEO)

Liverpool ka arritur të arkëtojë 3 pikë mjaft të rëndësishme në javën 16 të Premier League dhe të fundit për këtë vit kalendarik përballë Licester City.

Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të parët me Deësbury-Hall që në minutën e 4, por ishin po miqtë që do të shënonin dy autogala në fundin e pjesës së parë me Faes dhe të përmbysnin rezultatin për “The Reds”.

Do të ishin pikërisht këto 3 gola të shënuar nga Licesteri, një të portën kundërshtare dhe 2 në portën e vet që do të vendosnin fatin e kësaj ndeshjeje.

Me këtë fitore Liverpool pozicionohet në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Licesteri në vendin e 13 me  veteëm 17 pikë.

Real Madridi do të triumfonte në transfertë përballë Valladolid, në të parën ndeshjen pas pëerfundimit të Kupës së Botës.

Suksesi i “galaktikëve” do të vinte jo po vështirësi, pasi vendasit i vuan jo pak herë në vështirësi, por do ishte Courtois që vazhdon të mbetet deciziv për skuadrën e Ancelottit me pritjen vendimtare.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, ndërsa edhe në të dytën miqtë do ta gjenin golin vetëm me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë nga Karim Benzema në minutën e 83.

Do të ishte sërish kapiteni që do të shënonte edhe golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 89.

Me këtë fitore Real Madridi ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 38 pikë, vetëm një pikë më shumë se Barcelona./albeu.com


Shtuar 30.12.2022 23:32