Haradinaj shton kritikat ndaj BE-së
Kryeministri Haradinaj ka ashpërsuar qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, derisa po vazhdon ta mbajë në fuqi tarifën ndaj produkteve serbe.

Partneri i madh i koalicionit, PDK-ja, po e kundërshton këtë gjë “duke alarmuar” se kjo rrezikon prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, shkruan Zëri.

Taksa e vënë ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës në nëntorin e vitit të kaluar është bërë “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeverisës, PAN.

Udhëheqësit shtetërorë po i shfrytëzojnë deklarimet publike për t’i dërguar mesazhe njëri-tjetrit në lidhje me qëndrimet e tyre për taksën.

Derisa partneri i madh i koalicionit qeverisës, PDK-ja, po “alarmon” që mbetja e taksës ndaj produkteve serbe në fuqi minon marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj po shprehet i palëkundur në qëndrimin e tij për mospezullimin e as heqjen e kësaj takse. Haradinaj madje të martën deklaroi se nuk i beson Bashkësisë Evropiane për taksën ose “ofertave” të tyre për heqje takse.

Shtuar më 29/03/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori