Haradinaj shkarkon zv.ministrin nga radhët e AAK-së
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, pasi që i njejti ishte arrestuar të shtunën.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është liruar nga detyra. Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë sot Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

Ndryshe, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale "Marrje e Rryshfetit" dhe "Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar".

Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.


Shtuar më 22/10/2018, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori