Haradinaj: SHBA na qëndroi përkrah, në rrugëtimin tonë historik
​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “SHBA na qëndroi përkrah Kosovës në rrugëtimin historik.

Haradinaj ka shtuar se mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme.

“Në pritjen e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në shënim të ditës së pavarësisë së ShBA-së. ShBA na qëndroi përkrah, në rrugëtimin tonë historik dhe mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme! Ideali amerikan i lirisë na motivon që ta gjejmë burimin e fuqisë në shpirtin kolektiv. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në Facebook.
Shtuar më 29/06/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori