Haradinaj: Serbia po ndërhyn haptas në Kosovë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se në ditën e përvjetorit të 18 të masakrës së Reçakut, Kosova përballet më një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë.

“Sot kur kujtohet masakra e Reçakut e cila ngjalli ndërgjegjen e fjetur tek perëndimi dhe me të drejtë u trajtua si krim kundër njerëzimit, po në këtë ditë Kosova zgjohet me një ndërhyrje të drejtpërdrejt”.

“Treni hyn në vendin tonë, me një fjalë është momenti që ta kuptojmë të gjithë se “ujku qimen e ndërron por zanatin se harron”. Beogradi haptaz po provokon dhe ndërhynë në Kosovë. Por a ka zot shtëpie ky vend? Tash garant edhe një rezolute në Kuvend si ajo për murin në urën e Ibrit”.

Respekt të gjithë atyre që sot i kujtojmë dhe nderojmë në Reçak. Respekt për aleancën veriatlantike në krye me SHBA që bombarduan regjimin e Serbisë”, ka shkruar Haradinaj./albeu.com/

Shtuar më 14/01/2017, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori