Haradinaj rrëfen arsyet e dorëheqjes: Pengova ndarjen e Kosovës
Bashkësia ndërkombëtare e ngriti në peshë këtë Gjykatë si instrument presioni për të detyruar lidershipin në Kosovë, në këtë rast edhe mua, që të bënim hapjen e kufijve të Kosovës">Kosovës”, kështu u shpreh kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në një instervistë për “360 Gradë”, me Artur Zhejin, në RTV Ora.

Haradinaj tha se dha dorëheqjen për të mos lejuar ndarjen e Kosovës">Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Ramush Haradinaj: Katër nga vendimmarrësit në Kosovë Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, zv.kryeministri Limaj ishin nga UÇK, por që të 4 ishim subjekt i Gjykatës Ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare e ngriti në peshë këtë Gjykatë si instrument presioni për të detyruar lidershipin në Kosovë, në këtë rast edhe mua, që të bënim hapjen e kufijve të Kosovës">Kosovës, edhe kompromise të tjera të dëmshme për Kosovën ishte direkt e drejtuar si dorëzim ose lodhje dhe dorëzim për lidershipin.

Tani shpjegova, gjendja në vend, qeverisja ka lënguar, por kjo ishte mundur të ndryshohej pa dhënë dorëheqjen. Goditja ndaj meje, pra ftesa për intervistim ishte thyerja e pengesës së fundit, ajo që kishte mbet pengesë nga qeverisja.

Nuk e kishin llogaritur mirë veprimin tim e me rastin e kësaj ftese unë mbrojta integritetin e shtetit dhe të kryetarit të qeveris,ë pra dhashë dorëheqjen dhe shkova vetëm si qytetar. Kështu mandatin e ktheva ku ishte më i sigurti.

Pra nuk ja lash ndonjë pasuesi politik, ja ktheva popullit sepse aty është më i sigurtë, në ato momente të udhëkryqit të vështirë për vendin. Ashti siç e deklarova pas zgjedhjeve që kam pasur të drejtë, që pas dorëheqjes mandatin ia kam kthyer sovranit sepse sovrani e ka vlerësuar që mandati i takon atyre që i kanë fituar zgjedhjet.
Shtuar më 17/10/2019, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori