Haradinaj: Rexhep Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve për vdekjen e luftëtarit Rexhep Ahmeti.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Rexhep Ahmeti, i cili do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.

“Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar ai.
Shtuar më 09/12/2019, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori