Haradinaj reagon për djalin e shefit të AKI-së
Pëlqej
Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk po ngutet të thotë dicka më shumë për përfshirjen e djalit të Shefit të AKI’së në armëmbajtja pa leje e drogë. Ka thënë se rasti duhet të hetohet pa ndikim.

“Nuk isha ngut me thanë diçka, le ta hetojnë”, ka thënë Haradinaj, në një ceremoni në Obiliq.

Ai ka thënë se beson se ka njerëz me integritet në sistemin e drejtësisë për të trajtuar rastin e djalitShpend Maxhunit.

Sipas detyrës zyrtare, Shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni është edhe Këshilltar i Kryeministrit dhe Presidentit.

Shpetim Maxhuni, 20 vjeçar, ishte zënë me armë e drogë para një jave përkatësisht më 13 tetor. Tek të premten, më 18 tetor, është dorëzuar Kallëzimi Penal në Prokurori. Prokuroria dhe Policia ka nisur hetime por kanë dhënë deklarata kontradiktore lidhur me rastin.

Reagimi i Kryeminsitrit ka ardhur pas publikimit të përfshirjes së djalitShpend Maxhunit në armëmbajtje pa leje e droge.


Shtuar më 20/10/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori