Haradinaj: Rasti i Deharit s’ka epilog, kjo temë është e gjatë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në foltore të Kuvendit ka thënë se tema si çështja e rastit të Astrit Deharit ende nuk ka epilog. Sipas tij, është e kuptueshme pse është kaq shumë gat diskutimi për rastin në fjalë.

Haradinaj i ka treguar deputetit të VV-së, Sami Kurteshit se hetimet i bën Gjyqësori e jo ekzekutivi.

“Nëse një temë si kjo e Deharit nuk ka eipolog është e kuptimshme se është e gjatë, derisa s’ka epilog të gjithë nuk janë në dakord qikjo është, a është burrë kjo që u pajtuam ne që e dërguam në këtë hetim, unë ende nuk e morra vesh, ne po e thomë klauzolën e parë hetime nuk bënë Qeveria Sami ti e dinë kush i bënë, keni parasysh se keni një shpërputhje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Kryeministri ka folur edhe rreth akuzave të shumta që VV i bënë drejt gjyqtarit, Beqir Kalludrës.

Ai thotë se arsyeja e tij pse po qëndron në Kuvend është pikërisht rasti i ndejshëm i Astrit Deharit.

“ Nuk po e kuptojë se për cilin Beqir Kalludër e keni fjalën ju që ju keni thënë gjithçka, në këtë rast nuk koka krejt e kapur dikush është duke i merr disa vendime, kjo temë është ende gjallë derisa s’ka përgjigje ende është prezent, tema nuk është dhënë epilogu i mirëfilltë ani pse është një ekspertizë vendor, deri ku duhet me këqyr çka po lypni e po i bëjmë, besoj edhe institucionet e ligjit hera e parë që i kanë dëgjuar, arsyeja pse po vijë këtu është për shkak të respektit për rastin që jemi duke folur, përballja jonë do të vazhdon për shumë pikëpamje”, ka përfunduar Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori