Haradinaj qëndron prapa vendimeve të tij, thotë se lëvizja e lirë është siguruar
Përmes një statusi në Facebook, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë deklaruar se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është siguruar qysh atë ditë kur Kuvendi ka kaluar demarkacionin.

Njëkohësisht, për aksionin në veri Haradinaj thotë se ju kemi qëndruar prapa ligjeve tona.

“Deportimi i shtetasve turq e ka vënë Kosovën përballë shumë sfidave, por përcaktimi ynë është rruga euro-atlantike”, thotë Haradinaj në shkrimin e tij, duke shtuar se nuk i kthejmë fjalën Turqisë dhe se kemi nevojë për partneritetin e tyre, mirëpo jemi të bindur për të drejtën tonë, dhe nuk ndryshojmë për qejfin e askujt. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2018, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori