Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje dhe 4 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë shëruar 5 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës. Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 15:03