Haradinaj: Protesta ishte masive, nuk do të ndalemi
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka falenderuar të gjithë ata që kishin dalë sot në shesh, duke thënë se kjo ishte një protestë e madhe kundër padrejtësive të qeverisë Mustafa.

Ai theksoi se opozita nuk do ta ndalet së protestuari.

Haradinaj tha se opozita nuk do të ndalet derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve, për shtet ligjor dhe të drejtë.

Statusi i Ramush Haradinajt në Facebook

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e protestës së sotme gjithëpopullore të cilët masovikisht iu përgjigjen thirrjes për të protestuar dhe ngritur zërin qytetar kundër kapjes se shtetit nga pushteti.

Adresimi i kërkesave dhe simbolika e sotme përmes marshit protestues ishte demokratike, paqesore dhe civilizuese duke dëshmuar dhe fuqizuar edhe njëherë përcaktimin dhe përkushtimin tonë qe shtetin ta shkapim nga pushteti përmes mjeteve legjitime dhe demokratike.

Falënderoj mediat e huaja dhe vendore të cilat e përcollën marshin protestues dhe transmetuan zërin e qytetarëve kundër kapjes së shtetit. Poashtu, falënderoj edhe organet e rendit të cilat kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë të kësaj proteste gjithëpopullore.
Qeveria i ka dy javë kohë që të reflektojë mbi kërkesat tona!
Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave gjithëqytetare për dinjitet dhe shkapje të shtetit. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2015, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori