Haradinaj priti në takim sportisten Medina Surdullin
Pëlqej
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim Medina Surdullin, e prekur me Doën Syndrome e cila në garën e notit të mbajtur në Francë të organizuar nga DSISO (Down Syndrome International Swimming Organization), ka zënë vendin e dytë në Evropë, duke u stolisur me medaljen e argjendtë.

Medina e njoftoi Kryeministrin Haradinaj edhe për angazhimet e saj në sportin e skijimit dhe për pjesëmarrjen e saj në “Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërorë 2017”, ku në kategorinë “Alpine Novice Giant Slalom”, ka zënë vendin e dytë duke fituar Medaljen e Argjendtë.

“Shembulli i Medinës duhet të shërbejë për të gjithë të rinjtë me nevoja të veçanta se si duhet të arrihen suksese, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se suksesi i Medinës është motivim për të gjithë ne.

Kryeministri Haradinaj e përgëzoi Medinën për suksesin madhështor, duke i uruar suksese të mëtejme dhe premtoi se do të jetë në përkrahje të të gjithë atletëve të prekur me Sindromën Down, në mënyrë që t’u krijohen mundësi të barabarta.

Ndërkaq, Medina Surdulli u shpreh e lumtur për pritjen e organizuar nga kryeministri Haradinaj, duke thënë se sukseset e saj ia dedikon shoqërisë së saj dhe Kosovës.
Shtuar më 18/11/2017, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori