Haradinaj pret zyrtaren amerikane, asnjë fjalë për taksën
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar ndihmëssekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Kirsten Madison.

“Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si SHBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit”.

“Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë”, ka thënë Haradinaj.

Statusi i plotë:

Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë.
Shtuar më 18/03/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori