Haradinaj pret me padurim që të kalojë demarkacioni i Mehës, thotë se nuk i kanë votat
Meqenëse deklaruan se gjatë kësaj jave do të jetë seanca për demarkacionin, ende nuk dihet se a do të mbahet gjatë javës apo jo.

E kjo pasi që partitë në koalicion pohojnë se ende nuk kanë siguruar votat për votimin e demarkacionit.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj thotë se janë në diskutim për datën e mbajtjes së seancës e cila mund të mbahet këtë javë apo në fillim të javës tjetër. Por thotë se ende nuk i kanë siguruar votat për demarkacionin, se po t’i siguronin ato, do ta thërrisnin menjëherë seancën.

“Jemi në diskutim për datën. Pra për ditën e seancës dhe në diskutime të brendshme, me u bashku votat, se janë dy të tretat. Se nuk është një proces i lehtë. Besoj që jemi në ato përgatitjet finale. Mund të ndodh në fund të kësaj jave. Eventualisht në fillim të javës tjetër. Por nuk do të shtyhet më shumë…Jemi në komunikim dhe me Listën Serbe dhe me deputetët tjerë të partive politike shqiptare, me komunitetet por ende nuk është definitive 2/3. Për ata jemi duke punuar që t’i kemi 2/3.

Sikur t’i kishim sot të garantuara 2/3, sot do ta thirrshim seancën. Por meqenëse ende si kemi 2/3, pra koalicioni qeverisës, partitë shqiptare, komitetet jo serbe e kanë dhënë votën. Lista serbe ende jo. Pastaj kemi LDK që është deklaruar pro. I ka dhe disa detaje që duhet me i pastru me ta. Shpresoj që do të kemi dhe deputet të tjerë shqiptar që do ta japin votën”, tha ai.

Ndërsa nuk flet për kushtet e mundshme të Listës serbe në këmbim të votës për demarkacionin. Por pohon se janë në diskutim me ta, por ende s’kanë dakordim për votë.
Shtuar më 07/03/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori