Qeveria e Kosovës është në pritje të miratimit të platformës për dialogun nga ana e Kuvendit.
Kështu kanë bërë të ditur për Zërin nga Zyra e Kryeministrit, të cilët thonë se nëse Kuvendi e hedh poshtë këtë platformë atëherë partitë dhe Qeveria duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.
Në anën tjetër, partitë politike kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj platforme.
LDK-ja, Vetëvendosja, PSD-ja e Nisma Socialdemokrate janë pozicionuar kundër
këtij dokumenti duke e quajtur të mangët dhe që kalon përgjegjësitë kushtetuese.
Ndërkohë ditë më parë po këtë dokument e ka shqyrtuar
Komisioni për Punë të Jashtme, i cili me tri vota për dhe gjashtë kundër nuk e ka aprovuar.
Prandaj platforma do t’i shkojë seancës plenare me rekomandimin e
këtij Komisioni që të mos miratohet me përmbajtjen aktuale.
Shtuar më 21/05/2018,
ora 09:39