Haradinaj pranon kërkesën e LDK-së, thotë se bëri lëvizje politike
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka bërë lëvizje politike, pas arritjes së dakordimit mes partive politike, përpos Lëvizjes Vetëvendosje, për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

“Kam bërë një lëvizje poltike, në këtë rast kam bërë një dakordim me një kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Ligji për demarkacion përbën edhe raportin shtetëror për orientim.”

“Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë që dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara”.

“Kjo ka qenë kërkesa e LDK-së”, tha Haradinaj në konferencë për media, pasi dorëzoi disa kopje të dakordimit.

“Si të tillë e kemi pranuar në mënyrë që të ecim përpara”, shtoi mes tjerash kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori