Haradinaj: Populli kundër Thaçit dhe Mustafës
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur se policia nuk mundet të mbrojë një qeveri që nuk punon për interesat e popullit të Kosovës, siç është qeveria e koalicionit PDK-LDK.

Ja reagimi i Ramush Haradinajt

Sado që Policia e Kosovës ka për detyrë të vihet në mbrojtje të rendit dhe ligjit, ajo nuk mund t'i zhbëjë problemet e akumuluara të koalicionit qeverisës LDK - PDK.

Ato duhet të zgjidhen nga ata që na sollën në këtë gjendje. Populli nuk do të ndalet së protestuari deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të drejta qytetare!/albeu.com/

Shtuar më 27/01/2015, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori