Haradinaj përgëzon Bekim Jasharin për kandidimin për kryetar të Skenderajt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.

Jashari e ka uruar Haradinajn për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skënderajt, bën të ditur një njoftim nga Kryeministria. /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2017, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori