Haradinaj përfaqëson Kosovën në samitin e Ballkanit Perëndimor
Në kuadër të procesit të Berlinit sot dhe nesër do të zhvillohet në Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Kryeministri Haradinaj nesër do të përfaqësojë Kosovës në takimin e samitit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gashi.

Në këtë Samit nga Kosova po merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan janë dhe kryeministri britanikë dhe francezë.

Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Shtuar më 04/07/2019, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori