Publikoi hartën e Shqipërisë etnike, Dua Lipa komenton foton: Ashtu e kam ndjerë, kemi të drejtën të krenohemi nga jemi

Në një konferencë për shtyp, artistja Dua Lipa, ka folur në lidhje koncertin e mbrëmjes së sotme dhe për Shqipërinë.

Në lidhje me koncertin Dua tha se nuk do të ketë dallim me atë që është realizuar më vendet e tjera. Gjithashtu komentoi pse nuk ka qenë në Sunny Hill në Tiranë, në gusht.

“Show është krejt i njëjtë, sin ë të gjithë botën, për ne është e rëndësishme të qëndrojmë të pandryshuar. Për mua, nuk kam performuar në secilin Sunny Hill. Kam pas qejf me ardh sot në një ditë shumë me rëndësi, dhe mendoj se kjo është dita kur kam dashur të vij në Tiranë”, tha Dua.

Ylli i popit gjithashtu komentoi dhe foton e shumëpërfolur që postoi në Instagram, ku shfaqej Shqipëria etnike.

“Secilin sen që e postoj dhe e foli, e mendoj. Arsyetimi im nuk ka qenë për nacionalizëm, por me rëndësi është që njerëzit të dinë se ne kemi të drejtë me qenë krenarë që jemi shqiptarë. E kam ndjerë, dhe kam dashur ta shpreh se ne kemi të drejtën të krenohemi se nga jemi. Se kam bërë për të thyer dikën apo të shkaktoj debat. Nuk ka pas qëllime negative.”, tha Dua./albeu.com


Shtuar 28.11.2022 16:36

Tags: