Qeveria e Kosovës nuk do t`i jep
llogari ambasadorëve por vetëm kuvendit për vendimet që merr.
Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit Ramush
Haradinaj i pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionin.
Haradinaj tha se
qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve ndërsa u shpreh i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.
“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kry. Unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu,
qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem qu raportin e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me qu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash nuk po votojnë”, tha
Haradinaj.
“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i jepim
llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i jepim
llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”. ka shtuar ai.
Shtuar më 24/01/2018,
ora 16:31