Haradinaj: PDK-ja ti organizojë zgjedhjet vetë
Pëlqej
Kryetari i AAK-së, i nominuar për kryeministër nga blloku, Ramush Haradinaj është shprehur se nëse dëshiron, PDK-ja le ti organizojë zgjedhjet vetë, pasi Kuvendi e ka shumicën parlamentare.

"PDK mund të organizojë zgjedhje vetëm për vete nëse do, sepse shumica parlamentare e përbërë prej 64 deputetëve ekziston", tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësim lidhur me vonesat, që sipas tij PDK-ja po i bën për shkak të tekave të saj si parti.

Sipas Haradinajt, PDK-ja po tenton që të frikësojë partitë në bllok përmes santazhit që po kryen. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori