Haradinaj paralajmëron legalizimin e armëve, aysyeja do t'ju habisë
Pëlqej
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës ka deklaruar se do ta përkrahte një ligj që do të lejonte mbajtjen e armëve.

I pyetur nga gazetari në rtv Dukagjini, për një nga këshilltarët e tij të cilit ia kishin gjetur një armë pa leje, Haradinaj ka thënë se nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk mbanë armë pa leje.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka shtuar se do e kishte bërë një ligj si në Amerikë, ku personi dënohet nëse nuk mbanë armë.

"Nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk ka allti pa leje. Për mua nuk përbën ndonjë problem, është diçka normale. E kisha bë ligjin si në Amerikë, nëse të gjen pa allti në shokë, me të dënu. Unë i kam disa pikëpamje të miat", ka thënë ai.
Shtuar më 21/10/2017, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori