Haradinaj paralajmëron BE-në: Liberalizimi duhet të ndodhë këtë vit
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se do të ishte lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.

Haradinaj duke marr pjesë në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zot sesa rinia e vendve tjera dhe se Qeveria sipas tij do t’i jap përkrahje.

“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 përqind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces. Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje. Është tepër me rëndësi që shtetet e BE-së ta vendosin në agjendë. Do të ishte një lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit”, tha Haradinaj.


Shtuar më 09/11/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori