Haradinaj: Nuk vazhdohet më kështu
Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë në të tijën se blloku e ka shumicën dhe se PDK-ja duhet të hapë rrugë.

“Zotëri Thaçi dhe PDK i kanë 36 deputetë të zgjedhur. LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje i kemi 63 deputetë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se është e padrejtë që Hashim Thaçi të vazhdojë të qeverisë me 36 vota.

Kreu i AAK-së tha në fund se kjo situatë nuk duhet më të vazhdojë dhe Thaçi duhet të lëshojë pe. /albeu.com/



Shtuar më 14/10/2014, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori